Vincent Kompany është emëruar trajner i gjigantit gjerman Bayern Munich dhe për shumë kë kjo ishte një befasi e madhe.
Trajneri belg ra nga Liga Premier me skuadrën e tij Burnley dhe të shkosh për ta udhëhequr një nga skuadrat më të mëdha në botë është vërtetë befasi.
Pierre Kompany, që është një politikan në Belgjikë ka thënë se ai nuk u befasua nga vendimi i Bayernit, pasi djali i tij ka refuzuar Chelsean dhe Brightonin që e donin gjithashtu.
“Ishte një befasi për të gjithë botën. Epo, për mua nuk ishte. Nëse shikoni se cilat skuadra tashmë kanë kontaktuar : vitin e kaluar ishin Tottenham dhe Chelsea, tani Brighton ka treguar interes dhe Chelsea përsëri. Por kur Bayerni, një klub që është aq mirë i strukturuar në të gjitha nivelet, troket, nuk mund ta refuzosh”, tha Pierre Kompany për La Dernière Heure/Les Sports.
Pas largimit të Thomas Tuchel, Bayerni ishte refuzuar nga disa trajnerë si Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick.
“Tek Bayern ata nuk e shikonin verbërisht rënien nga Liga Premier. Ata e dinë se Burnley duhet të kishte marrë më shumë pikë. Ata menduan se ishte e drejtë që Vincent nuk hoqi dorë nga loja dhe vizioni i tij”, tha Pierre Kompany.
Të tjera
Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës
Fëmijët në Gaza po vdesin nga uria
Nuk ishte qëndrim i qeverisë