Deputeti nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se përballja me Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandër Vuçiq në arenën ndërkombëtare nuk është thjeshtë një betejë politike, por sipas tij është një luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës.
Sipas Bajqinovcit, opozita duhet të kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar Qeverinë Kurti janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit të Kosovës.
Më tej, deputeti i VV-së, theksoi se Serbia e Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë asnjëherë më veriun e Kosovës.
“Përballja me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit në arenën ndërkombëtare nuk është thjesht betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Opozita duhet të kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar këtë qeveri janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit. Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë.” – ka shkruar Bajqinovci.
“Nuk do të lejojmë asnjë hap pas në të drejtën tonë për të mbrojtur çdo centimetër të këtij vendi.” – shtoi ai.



Të tjera
Marrëveshja në Bruksel për të pagjeturit, Hoti: Kam frikë se Serbia s’do ta zbatojë, mbetet të shihet a do ta përdorë BE fuqinë e vet
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova