Bajqinovci: Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë

Deputeti nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se përballja me Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandër Vuçiq në arenën ndërkombëtare nuk është thjeshtë një betejë politike, por sipas tij është një luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

Sipas Bajqinovcit, opozita duhet të kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar Qeverinë Kurti janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit të Kosovës.

Më tej, deputeti i VV-së, theksoi se Serbia e Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë asnjëherë më veriun e Kosovës.

“Përballja me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit në arenën ndërkombëtare nuk është thjesht betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Opozita duhet të kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar këtë qeveri janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit. Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë.” –  ka shkruar Bajqinovci.

“Nuk do të lejojmë asnjë hap pas në të drejtën tonë për të mbrojtur çdo centimetër të këtij vendi.” – shtoi ai.