Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit tha se ka rritje të Investimeve të Huaja Direkte në vendin tonë.
Bajrami ka shkruar në Facebook se kjo ka ndodhur kryesisht nga inflacioni dhe nga blerja e banesave nga mërgata.
“Gjatë këtij mandati kanë ndodhë dy ndryshime: rritja e tatimit në pronë dhe lirimi në prej 6.8 Euro në të ardhurat personale. A beson dikush që këto reforma kanë ndikuar në rritjen e investimeve të huaja direkte?!”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) gjatë qeverisjes së tij ka arritur në 705.6 milionë euro, që është 2.4 herë më shumë sesa mesatarja vjetore prej 299.8 milionë euro gjatë qeverive të kaluara që nga viti 2007.
Të tjera
Xuxi e kompleton pesëshen e finalistëve
Sara shkon në finale bashkë me Vullnetin, Xhenetën dhe Drilonin
Leo eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 3