Balla takon Grenellin në Mynih të Gjermanisë, e falendëron për përkrahjen e tij për pafajësinë e Thaçit dhe të tjerëve

Balla takon Grenellin në Mynih të Gjermanisë, e falendëron për përkrahjen e tij për pafajësinë e Thaçit dhe të tjerëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballka, ka njoftua se është takuar në Mynih me emisarin e presidentit të SHBA-së për misione speciale, Richard Grenell.

Balla në njoftimin për takimin ka thënë se i ka shprehur mirënjohje diplomatit amerikan rreth përkrahjes së tij për pafajësinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe drejtuesve të tjerë të UÇK-së.

“Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK” ka shkruar Balla.