Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballka, ka njoftua se është takuar në Mynih me emisarin e presidentit të SHBA-së për misione speciale, Richard Grenell.
Balla në njoftimin për takimin ka thënë se i ka shprehur mirënjohje diplomatit amerikan rreth përkrahjes së tij për pafajësinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe drejtuesve të tjerë të UÇK-së.
“Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK” ka shkruar Balla.



Të tjera
Kjo sasi uji çdo mëngjes në lukth të zbrazët është ideale për pastrim të organizmit!
Bashkëpunim Kosovë–SHBA në luftën kundër pastrimit të parave
Kosova stabile në renditjen e re të FIFA-s