Ballkani e ka arritur edhe një sukses tjetër, duke kaluar në rrethin e tretë parakualifikues të Conference League.
Kjo pasi Floriana nuk arriti më tepër se një barazim në shtëpi ndaj Ballkanit, e që ndeshjen e parë suharekasit e patën fituar në “Fadil Vokrri” me rezultat 4-2.
Ekipi nga Malta kaloi në epërsi në ndeshjen kthyese në minutën e 38-të me anë të Vellas, i cili shënoi pas një asistimi të Jah.
Por, Ballkani u kundërpërgjigj shpejt duke i barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 46-të të ballafaqimit me anë të Adetunjit dhe duke shkuar në pushim të qetë, njofton Klankosova.
Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë, pasi Ballkani ishte i kënaqur me barazim, i cili ia mundësoi kalimin në rrethin e tretë parakualifikues.



Të tjera
FIFA rrit çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës në gati 33,000 dollarë
Nuk e dini sa e rrezikshme është të flini me telefon afër kokës
Çiftet që pinë së bashku janë më të lumtur, e dini pse?