Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, vazhdon të mbetet ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme gjermane.
Kjo u theksua në hapjen e Konferencës së 23-të të Ambasadorëve që po zhvillohet këtë javë në Berlin.
Konferenca u hap me fjalimet e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, dhe ministrit të Jashtëm, Johann Wadephul, të cilët nënvizuan rëndësinë e partneritetit të Gjermanisë me vendet e rajonit dhe bashkëpunimin e ngushtë për paqe, stabilitet dhe zhvillim të përbashkët.
Gjatë ditëve në vijim, ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, së bashku me kolegët e tij nga mbarë bota, do të diskutojnë për drejtimet strategjike të politikës së jashtme të Gjermanisë dhe mënyrat për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Konferenca e Ambasadorëve në Berlin mbetet një nga forumet më të rëndësishme për hartimin e politikës së jashtme gjermane dhe përcaktimin e prioriteteve të saj në raport me partnerët global.



Të tjera
Pse prindërit duhet të shpenzojnë më pak kohë në telefona
Tre antibiotikët që duhet t’i merrni “pa recetë”
Arsyeja serioze pse nuk duhet të pini kafe para orës 9:30 të mëngjesit