Barcelona vazhdon të punoj shumë në daljen e futbollistëve të cilët nuk janë pjesë e projektit të trajnerit Hansi Flick.
Gjiganti katalunas mund të shohë tre qendërmbrojtës të largohen nga klubi para mbylljes së afatit kalimtar brenda një jave, sipas Mundo Deportivo.
Ndërkohë, Clement Lenglet duket se është në rrugën e tij drejt një tjetër klubi spanjoll, me gjasë Atletico Madrid ose një rikthim në Sevilla.
Kohët e fundit, Newcastle është duke u interesuar për transferimin e danezit Andreas Christensen.
Ai gjithashtu mund të kthehet në Chelsea. Raportet thonë se mbrojtësi është i hapur për t’u larguar nga Barça, pasi ai mund të mbetet në bankë nëse qëndron te Barca.
Tani ekziston një mundësi e madhe që të paktën dy ose ndoshta të tre lojtarët e lartpërmendur të largohen para 1 shtatorit.
Të tjera
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet
Shpenzimet e fushatës zgjedhore – sot mbyllet afati për dorëzimin e raporteve nga partitë politike
Volkswagen prezanton tre koncept-automjete të reja në Auto Shanghai