Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mirëpriti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, dhe Zëvendësambasadoren, Şeyda Çimeli Aydın, transmeton KosovaPost.
Gjatë zhvillimit të takimit, Kryetari Basha e njoftoi Ambasadorin Angılı për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, konkretisht për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Basha e theksoi angazhimin e tij për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha komunitetet në Kosovë, duke siguruar që të drejtat e tyre të respektohen dhe të mbrohen në përputhje me standardet më të larta që ofron legjislacioni ynë.
Ai gjithashtu theksoi se Kuvendi i Kosovës do të punojë për të adresuar të gjitha nevojat e komuniteteve përmes agjendës legjislative të këtij mandati.
“Një nga temat kyçe të diskutimit ishte edhe pozita e mërgatës shqiptare në Turqi, e cila është vlerë e shtuar dhe faktor i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy shteteve. Mërgata shqiptare ka kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve kulturore dhe ekonomike, duke krijuar urë të fuqishme mes popujve tanë.”, thuhet në njoftim.
Basha e falënderoi Ambasadorin Angılı për mbështetjen e vazhdueshme dhe për bashkëpunimin e ngushtë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, duke e konsideruar këtë si hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe për stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Në kuadër të këtij takimi, Ambasadori turk, Sabri Tunç Angılı, i dorëzoi Kryetarit Basha letrën e urimit nga Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Prof. Dr. Numan Kurtulmuş.
Në mesazhin e tij, Kryetari Kurtulmuş shprehu “urimet për popullin vëllazëror të Kosovës për paqe dhe mirëqenie, duke i përcjellë gjithashtu urimet për sukses dhe shëndet për anëtarët e nderuar të Kuvendit të Kosovës”.
Në përfundim të takimit, Kryetari Basha e falenderoi Kryetarin e Parlamentit të Turqisë për urimin, si dhe u pajtuan me Ambasadori Angılı për nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në nivel edhe më të lartë, si dhe për forcimin e marrëdhënieve mes dy parlamenteve, përmes krijimit të grupeve të miqësisë sa më shpejt.
Komisionet, grupet parlamentare dhe grupet e miqësisë do të luajnë rol të rëndësishëm në forcimin e këtyre marrëdhënieve, duke mundësuar një komunikim dhe bashkëpunim më të thellë mes dy vendeve.








Të tjera
11 sëmundje që mund t’i merrni nga kafshët shtëpiake
Fëmijët më të mëdhenj janë më inteligjentë
Pse prindërit duhet të shpenzojnë më pak kohë në telefona