Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, ka zhvilluar sot një takim konsultativ dhe njoftues me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Ky takim u mbajt në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe koordinimit ndërmjet dy krerëve të institucioneve më të larta të vendit.
Detajet rreth përmbajtjes së diskutimeve nuk janë bërë të ditura, por takimi cilësohet si pjesë e përgatitjeve për proceset e ardhshme parlamentare dhe politike në vend.
Kuvendi njoftoi për takimin përmes një njoftimi zyrtar.
“Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha, ka zhvilluar takim konsultativ dhe njoftues me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Sonte finalja e parë, Trepça – Bashkimi
5 gjërat që duhet t’i lani më shpesh dhe më rrallë në shtëpi
Marta Kos drejt vizitës së parë në Kosovë, Vuçiq e sulmon: Nuk kontaktoj të huajt që i dëshirojnë të keqen Serbisë