Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë Qeveria e Kosovës bashkë me udhëheqjen e re komunale ka thënë se hendekun mes rritjes së popullsisë dhe ngecjes së infrastrukturës në Fushë – Kosovë do ta kalojnë.
Ai ka thënë se kandidati i tyre për kryetar të Fushë – Kosovës, Valon Prebreza është menaxher i aftë dhe bashkë Fushë – Kosovën do ta bëjnë me kushte të dinjitetshme për të jetuar dhe banuar.
“Fushë Kosova është komuna me rritjen më të madhe të popullsisë ndër vite. Kjo duhet të reflektohet në përmirësim të infrastrukturës për banorët dhe të shërbimeve për qytetarët. Prandaj, si qeveri e Republikës dhe si udhëheqje e re komunale, zotohemi që këtë hendek ndërmjet rritjes së madhe të popullsisë dhe ngecjes në infrastrukturë do ta urëzojmë me investime të përbashkëta në mënyrë që Fushë Kosova si komuna më e dendur në vend të ketë kushte të dinjitetshme për jetesë dhe banim. Me Valonin kjo është e mundur, bashkë bëhet”, ka shkruar Kurti.



Të tjera
Depresion nga një lidhje e dështuar? 6 këshilla për ta kaluar dhimbjen
Kosova pranon Planin e Punës për Punësim dhe Politika Sociale në Berlin
KQZ: Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë