Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shteteve shqiptare

Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shteteve shqiptare

Pas kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë është pritur në takim edhe nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, përcjell KosovaPost.

Ky takim u zhvillua për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, për të cilin Haxhiu dha detaje.

Përmes një postimi në Facebook, kryeparlamentarja njoftoi se Begajt i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjet e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës, para e gjatë luftës.

“Presidenti Begaj shprehu mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në proceset vendore dhe ato integruese evropiane. E falënderova për vizitën dhe urimet, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës, para e gjatë luftës sikurse edhe në periudhat e mëvonshme të shtetndërtimit dhe integrimit ndërkombëtar”.

Ndër të tjera, kryetarja e Kuvendit bëri të ditur se me presidentin e Shqipërisë diskutoi edhe për sfidat e përbashkëta dhe ndanë zotimin për mbështetje të ndërsjellë mes dy shteteve tona shqiptare.