Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu para nisjes së seancës solemne ka pritur në takim bacën Rifat Jashari, përcjell KosovaPost.
Haxhiu ka publikuar në Facebook një video nga takimi të cilin siç tha ajo, ishtë shumë i përzemërt dhe frymëzues.
““Dalsh faqebardhë”, ishte urimi tjetër i Bacës Rifat për detyrën e re, urim ky që, mbi të gjitha, përcjell përgjegjësi, sidomos kur vjen nga një familje që ka dhënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Fjalët e tilla janë motivim edhe më i madh që ta kryejmë detyrën me ndershmëri, përkushtim dhe dinjitet. Mirënjohës për vizitën dhe për mbështetjen, baca Rifat. Qofshim gjithmonë faqebardhë”, ka shkruar Haxhiu.



Të tjera
Nuk e ka parë Meghanin një kohë të gjatë, po si reagoi babai i saj kur mësoi se po bëhej gjysh?
Tre ose më shumë filxhanë kafe ose çaj në ditë?
Kur pini alkool, flisni më mirë gjuhë të huaja