Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka thirrur një videokonferencë urgjente të ministrave të jashtëm të BE-së për të martën, mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, pas sulmeve mes Izraelit dhe Iranit, sipas njoftimit të një zëdhënësi të BE-së të dielën.
“Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës në Lindjen e Mesme, përfaqësuesja e lartë Kaja Kallas ka thirrur një takim të Ministrave të Jashtëm të BE-së nëpërmjet videokonferencës për të martën”, tha zëdhënësi.
Takimi do të ofrojë një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje, për të koordinuar qasjen diplomatike ndaj Tel Avivit dhe Teheranit, si dhe për të hartuar hapat e mundshëm të mëtejshëm, shkruan CNN në Greqi, transmeton Klankosova.tv



Të tjera
Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar
Kurti nga Jerevani: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, garanci për stabilitetin e Kosovës
Ata që hanë ushqim djegës çdo ditë rrezikohen nga dementia