Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dërguar një mesazh tek votuesit e tij, duke iu bërë thirrje për qetësi dhe dashuri lidhur me situatën e krijuar, përcjell KosovaPost.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Lladrovci shkroi se “bedelët, me ndonjë përjashtim”, ishin kundër tij edhe në zgjedhjet e kaluara.
Ai shtoi se siç i mposhti në zgjedhjet e kaluara do t’i mposht edhe kësaj radhe.
“Bedelët me letra e pa letra me ndonjë përjashtim, në zgjedhjet e kaluara ishin bashkë kundër meje. I munda dhe i mundi sërish. PDK dje, PDK sot, PDK gjithmonë. Tash dolën publikisht dhjetëshja e parë, qytetarët ua shohin fytyrat por edhe ua dinë veprat, asnjë maskë nuk do t’i ndihmojnë. Me qytetarët do t’ua tregojmë vendin, keqbërësve dhe bedelëve. Vazhdojmë, +4!”, shkroi Lladrovci.
Kryesia e PDK-së, më 27 korrik vendosi që kandidat për kryetar të Drenasit të mos jetë më Lladrovci, por Petrit Hajdari.



Të tjera
Majlinda Kelmendi refuzon ofertë të majme nga Emiratet Arabe
Mjetet piroteknike mund të kenë shkaktuar zjarrin në Zvicër
Nga UÇK, në FSK: Irfete Spahiu, gruaja e parë gjeneralmajore e Kosovës