Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga Mali i Zi, u bëri thirrje gjithë spektrit politik që pavarësisht ngjyrave partiake, të jenë të bashkuar për mbrojtjen e interesit shqiptar.
Ai ndodhet atje për Samitin e Procesit të Bërdo Brionit, ku ka diskutuar me përfaqësuesit shqiptarë.
“Për çështje madhore kombëtare, ne si shqiptarë duhet të jemi bashkë pavarësisht ideologjive politike e partiake që na bëjnë të konkurrojmë me njëri -tjetrin, konkurrencë e cila është mirë të jetë e shëndetshme. Ne duhet të jemi bashkë për çështjet që kanë të bëjnë më orientimin euroatlantik të shqiptarëve. Kjo është një ëndërr dhe aspiratë e shqiptarëve, për të cilën nuk negociohet”, theksoi Begaj.
“Ne ndër veti nuk mund të vendosim gardhe”, – u shpreh ai.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë