Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka bërë disa ironizime me udhëheqësit e shtetit.
Derisa në vend po zhvillohen disa debate mbi hapjen e urës së Ibrit në veri, deputeti Berisha ka pyetur nëse e ka hapur kryeministri urën në Ibër, transmeton Telegrafi.
Më pas, reagimin e tij, ai e ka vazhduar me presidenten Vjosa Osmani, ku ka shkruar se presidentja ka 10 ditë qe merret me replikat me aeroportin e Shkupit.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një situatë të sikletshme më dy gusht në aeroportin e Shkupit, ku sipas Presidencës, një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal për ta vendosur në skanerë.



Të tjera
Vitamina që duhet konsumuar gjatë dimrit për të humbur peshë
Aknet nuk duhet prekur, brenda tyre gjenden gjërat më të ndyra të mundshme
Si t’i njihni njerëzit depresivë?