Belgjika dhe Kosova kanë nënshkruar sot një Letër Qëllimi për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes, transmeton KosovaPost.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken.
Ky hap përfaqëson një angazhim të përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe zhvillimin e kapaciteteve industriale të mbrojtjes në Kosovë.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka mirëpritur këtë nismë si një mundësi për të avancuar bashkëpunimin dypalësh me Belgjikën dhe për të rritur kontributin e vendit në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.
Francken shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun dhe projektet konkrete me autoritetet kosovare në këtë fushë jetike.



Të tjera
Si të dukeni bukur pas një nate pa gjumë
Pjesët e trupit që plaken më shpejt
Shëro ftohjet me çaj kamomile