Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku doli nga ambientet e GJKKO në më pak se një orë.
Top Channel raporton se seanca është shtyrë për dy orë, pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me aktet.
Pasi la ambientet e gjykatës, Balluku nuk dha asnjë prononcim për gazetarët.
Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.



Të tjera
Haxhiu me mesazh të fortë: Republika mbrohet çdo ditë – jo vetëm më 2 Korrik!
Orari i natës ndërlidhet me kancerin e vezoreve
Nafta shitet edhe sot me 1.39 euro