Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, të hënën është arrestuar prokurorin Beqë Shala, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Burimet kanë bërë të ditur se ndaj të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet për marrje ryshfeti
Prokurori Shala është arrestuar në vendin e tij të punës, ndërsa Prokuroria Speciale në koordinim me Policinë e Kosovës ka konfirmuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.
Hetimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa Prokuroria Speciale nuk ka dhënë ende detaje shtesë lidhur me rastin.



Të tjera
Çaji prefekt, jo më tepër se 5 minuta
Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë
Spanja i’a sheh sherrin fitores ndaj Uruguait, lëndohen dy futbollistë