Laert Vasili ditën e djeshme (e diel) zhvilloi një debat të ashpër me Gjestin, ku përfshiu edhe fenë islame.
“E di kush thotë Allahu Ekber, ata që presin koka”, ka qenë deklarata e tij që nxiti reagime edhe në rrjet.
Me këtë përfshiu edhe myslimanët, ku u cilësua si një deklaratë e papranueshme e madje u kërkua edhe që të përjashtohet nga formati.
Një ditë më vonë, duket se aktori shqiptar ka ndërruar mendje në lidhje me këtë.
Ai i është afruar këngëtarit pejan, i ka kërkuar falje, e mes tjerash i kërkoi që të falen bashkë.
Gjesti nga ana tjetër nuk e refuzoi, derisa po vazhdonin në oborr të falnin namazin.
Shumë nga ndjekësit thanë se kjo u bë me qëllim për të pastruar imazhin nga ajo që ndodhi mes tyre.



Të tjera
Ka sinjale pozitive për heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës
Një filxhan kafe ju ndihmon në humbjen e peshës
Nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Fushë Kosovës për ndërtimin e QKMF-së