Livia Brunga gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 4 bëri një rrëfim prekës për jetën.
Ajo ka folur për marrëdhënien me të atin pas ndarjes së prindërve duke shtuar se e ka takuar vetëm dy herë në jetë.
Ish-konkurrentja zbuloi se hera e parë që e pa babanë ishte kur ishte vetëm dyvjeçe dhe hera e dytë kur ishte shtatëvjeçe.

Tani pas përfundimit të BBVA në një postim të ri, Livia bëri të ditur se u takua me të atin pas 22 vitesh.
“22 vite më vonë”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë imazhit.

Livia në këtë edicion ka qenë shumë e pëlqyer nga publiku për lojën që ka zhvilluar brenda.
Krahas kësaj, ka kthyer edhe historinë me ish-partnerin Mevlan Shabën, për të cilin tha se e do akoma.



Të tjera
Ancelotti: Kush do ta kishte menduar se Argjentina do të kishte vështirësi kundër Kepit të Gjelbër?
25 vjet më parë ishte arritur marrëveshja për paqe mes Maqedonisë dhe shqiptarëve
Kakao ul presionin e lartë të gjakut