Gjatë ditës së sotme u mbajtën mbledhjet e Kryesisë së ngushtë dhe Kryesisë së zgjeruar të Degës së LDK-së në Dragash, përcjell KosovaPost.
Fillimisht, duke nisur nga ora 15:00, u mblodh Kryesia e ngushtë, ku mori pjesë kryetari i Degës, Dr.Bexhet Xheladini, nënkryetarët e Degës, kryetarja e Forumit të Gruas dhe kryetari Forumit të Rinisë.
Më pas, duke filluar nga ora 16:00, vazhdoi mbledhja e Kryesisë së zgjeruar, me anëtarët e Kryesisë së Degës, kryetarët e nëndegëve dhe asambleistët. Në mbledhjen e kryesuar nga kryetari i Degës, Dr.Bexhet Xheladini, në rend të ditës ishin tri pika: 1. Analizë e zgjedhjeve të përgjithshme; 2. Përgatitjet për Zgjedhjet Lokale; dhe 3. E ndryshme.
Në pikën e parë të rendit të ditës u diskutua mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme, me ç’rast u vlerësua kontributi i të gjitha strukturave të Degës dhe u kërkua një angazhim maksimal edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në pikën e dytë të rendit të ditës u shqyrtuan hapat e mëtutjeshëm për një organizim sa më efikas të Degës në procesin e Zgjedhjeve Lokale. Në këtë pikë u propozua edhe çelësi për përzgjedhjen e numrit të kandidatëve për Asamble Komunale nëpër nëndegë.
Gjithashtu, me vota unanime të të gjithë Kryesisë, kryetari i deritashëm i Degës së LDK-së në Dragash, njëherit edhe kryetar i Komunës së Dragashit, Dr.Bexhet Xheladini, u propozua kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit në zgjedhjet e ardhshme Lokale, si dhe bartës i Listës së kandidatëve për Asamble Komunale.



Të tjera
Si të merrni veten pas festave, me këta tre përbërës humbni deri 10 kg
Si të rrisni vetëbesimin me disa truke estetike
Përfitimet e pushimeve në këtë muaj