Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Hamasit të ‘dëshmojë’ se dëshiron t’i japë fund luftimeve në Gaza duke pranuar marrëveshjen e armëpushimit që u miratua dje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
“Këshilli i Sigurimit i OKB-së sapo miratoi rezolutën tonë që i bën thirrje Hamasit të pranojë marrëveshjen për të vendosur një armëpushim me lirimin e pengjeve”, shkroi Biden në X.
“Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim. Kjo marrëveshje është një mundësi për të dëshmuar se ata e duan këtë”.
Hamasi lëshoi një deklaratë duke përshëndetur rezolutën e OKB-së pak pasi ajo kaloi, duke thënë se ishte gati të bashkëpunonte me ndërmjetësit për zbatimin e parimeve të planit.
Marrëveshja – e përshkruar nga zoti Biden në fund të majit – do të ndodhte në tri faza.
Faza e parë e marrëveshjes do të ishte një armëpushim gjashtëjavor, e dyta kthimi i pengjeve të mbetura nga Gaza dhe e treta dhe e fundit, një plan rindërtimi për Gazën.
Ajo kaloi me 14 vota pro dhe vetëm Rusia abstenoi nga votimi.



Të tjera
Kujdesi për lëkurën nis me gjumin
Fjetja në shpinë gjatë shtatzënisë është e rrezikshme
Gjashtë sëmundjet që nuk ju lënë të dobësoheni