Në debatin e shumëpritur mes presidentit aktual Joe Biden dhe kundërkandidatit nga radhët e Republikanëve, Donald Trump, të ftuarit në debatin e CNN-it nuk kanë kursyer njëri-tjetrin – duke mos hezituar të ofendohen.
Biden akuzuoi Trumpin se veteranët dhe ushtarët që kanë vdekur në luftë i ka quajtur “dështakë dhe humbës”, pas pretendimeve se Trump kishte anuluar vizitën e tij në vitin 2018 në varrezat e ushtarëve amerikanë në Aisne Marne në Francë që humbën jetën Gjatë Luftës së Dytë Botërore – pasi sipas tij “ata ishin humbës”.
Kjo bëri që Biden të reagojë duke i thënë se ai është vetë “dështak”, e jo i biri i tij i cili ishte kishte shërbyer në ushtri.
Ofendime dhe komente të ngjashme mes dyshes ka patur edhe mbi çështje tjera – ku është përmendur lufta në Ukrainë dhe tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani.
Të tjera
Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë
Abdixhiki do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion
S’ta kom idenë kush janë”, Peci flet për kontratën e dyshimtë të fabrikës për mbetjet shtazore