Presidenti amerikan Joe Biden ka ripërsëritur kërkesën e tij, që Kongresi të ndalojë armët e zjarrit me fuqi të lartë si pushka AR-15, që 20-vjeçari e përdori për të qëlluar Donald Trumpin.
“Një AR-15 u përdor në të shtënat ndaj Donald Trump, ashtu siç u përdorën armë të tjera për të vrarë kaq shumë të tjerë, duke përfshirë fëmijë”, tha ai në një fjalim në konventën e 115-të kombëtare të NAACP në Las Vegas të martën.
“Është koha për t’i ndaluar. E bëra një herë dhe do ta bëj përsëri kërkesën”, shtoi Biden.
Ligji për Mbrojtjen e Sigurisë Publike dhe Përdorimit të Armëve Rekreative, i cili vendosi të ashtuquajturin ndalim të armëve sulmuese, u miratua në vitin 1994. Ai ligj skadoi në 2004 dhe Kongresi ka vendosur vazhdimisht të mos e rinovojë atë.
Biden përsëriti thirrjen e tij për të “ulur temperaturën” në politikën amerikane dhe për të “refuzuar dhunën e çdo lloji”, duke përfshirë tentativën për vrasjen e rivalit të tij republikan, kërcënimet ndaj punonjësve të zgjedhjeve me ngjyrë dhe viktimat e dhunës me armë “që nuk përbëjnë kurrë lajm”
“Nëse do të flasim për dhunë, do të flasim për armë. Më shumë fëmijë në Amerikë vdiqën nga plagët me armë zjarri”, tha ai.
Të tjera
Biseda e Kurtit me komedianët rusë, Peci: Fati që nuk është zbuluar ndonjë sekret shtetëror, është emergjente që qeveria të bëhet nga opozita
Tërmeti i fuqishëm në Mianmar që preku edhe qytetet e tjera, momenti kur një ndërtesë gjigante shembet në Tajlandë
Dërguti për Kurtin: E ka fokusin tek vetvetja, një lloj narcisizmi që Kosova po e paguan çmimin