Bideni nënshkruan ligjin për ndalimin e krevateve me shilte dhe atyre të pjerrët për foshnje – Ekonomia Online

Bideni nënshkruan ligjin për ndalimin e krevateve me shilte dhe atyre të pjerrët për foshnje

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar një ligj që ndalon përdorimin e dy llojeve të shtretërve  për foshnje, atyre me shilte dhe atyre të pjerrët.

Në fillim të muajit
maj senati amerikan e kaloi Ligjin për Gjumë të Sigurt për Bebet, ku parashihej
prodhimi dhe shitja e këtyre dy produkteve të cilat kanë rezultuar të
rrezikshme për foshnjet.

Ato madje janë lidhur
me mbi 200 vdekje të raportuara të foshnjave gjë që edhe e ka nxitur krijimin e
këtij ligji.

Sarah Thompson,
foshnja 15-muajshe e së cilës, Alexander, kishte vdekur më 2011 në një gjumore
të pjerrët, kishte luftuar që ky ligj të kalojë, andaj u ndie e lumtur kur një
gjë e tillë u realizua.

“Kurrë mos e
nënvlerësoni mosdorëzimin e një nëne të përvuajtur”, ka thënë ajo.

“Tre vjet të punës së
madhe më në fund u shpaguan me drejtësi për engjëjt tanë dhe me një hap para në
parandalimin e vdekjeve në të ardhmen”.