Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar myftiun Naim Tërnava, ku ka ndarë urimet e saja për festën e Fitër Bajramit.
Ajo tha se kjo festë është shumë e rëndësishme dhe na mëson se si të ndajmë vlerat e mirësisë dhe durimit.
“Në këtë ditë të Fitër Bajramit urova Myftiun Tërnava, si dhe qytetarët e Kosovës të besimit islam, për festën që kurorëzon një muaj të sakrificës, përkushtimit dhe durimit. Muaji i Ramazanit na mëson mirësinë, ndërsa Fitër Bajrami na mëson se si ta ndajmë këtë mirësi me të tjerët,” tha Haxhiu.



Të tjera
Një burrë në Prizren vdiq pas lëndimeve që mori në shtëpinë e tij, policia nis hetimet
Policia arreston një shtetas turk që shkoi në stacionin e tyre në Prishtinë, thonë se nxori një thikë nga xhepi
Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete