Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet edhe në përpjekjen e 18-të.
Menjëherë pas dështimit të seancës, filluan deklarimet e përfaqësuesve të partive politike.
E teksa në hollin e Kuvendit po fliste kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, një bisedë tjetër po zhvillohej në oborrin e Kuvendit mes deputetit Nait Hasani dhe ministres në detyrë Albulena Haxhiu, njëherit edhe e propozuara e LVV-së për kryeparlamentare.
Hasani dhe Haxhiu diskutuan për disa minuta, ndërkaq nuk lejuan gazetarët që t’u afroheshin duke thënë se është bisedë “tejet private”.
Në fund shtrënguan duart njëri-tjetrit. Nuk dihet nëse kjo bisedë kishte të bënte pikërisht me kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryeparlamentre./Telegrafi/



Të tjera
Wright: Do tronditesha nëse BE nuk e mbështet Ndërlidhjen Jugore
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropian
Ulutas i falënderon aletatët në NATO që po e mbajnë KFOR’in të pajisur dhe të përgatitur mirë