Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, transmeton KosovaPost.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi e uroi ambasadorin për detyrën e re dhe i uroi mirëseardhje në Kosovë. Palët diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe theksuan rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Bislimi ritheksoi përkushtimin e Kosovës për integrimin evropian, si dhe angazhimin në zbatimin e reformave. Në takim u trajtua edhe procesi i dialogut me Serbinë dhe takimet e fundit të zhvilluara në Bruksel.
Ai falënderoi ambasadorin Antonini për takimin dhe bisedën, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe avancim të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë.



Të tjera
Njerëzit e palumtur postojnë më shumë në Facebook
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë rojën – arrestohet në Graçanicë
Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë