Politologu Alban Bokshi ka thënë se zvarritja e formimit të qeverisë ka qenë qëllim strategjik i Albin Kurtit.
Ai ka theksuar se nuk ka përpjekje serioze nga ana e Kurtit për qeverinë dhe se nuk është i interesuar ta formojë qeverinë.
“Zvarritja na tregon se ai nuk ka pasur interesim ta formojë qeverinë të paktën jo me këto parti opozitare, ai ka pritë për një votë dhe ka kërkuar numrin e votave që do t’ia siguronte shumicën e madhe. Nuk po shohim përpjekje serioze nga ai për formim të qeverisë. Zvarritja është e menduar dhe e ka një qëllim strategjik që është t’i fajësojë partitë opozitare për mosbashkëpunim. Kjo ka qenë strategjia që në fillim”, ka thënë Bokshi në Konfront.
Të tjera
Një 77-vjeçar humb jetën në Fushë-Kosovë, policia: Ra në hapësiren e liftit nga një lartësi 3 metrash
Në Paris, Kurti diskuton me ministrin francez për Evropën mbi bashkëpunimin dypalësh
Hapat e Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor kërcënojnë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza