Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, ka marrë pjesë në takimin e radhës të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (EDPB).
Në mbledhjen e radhës të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (EDPB) ka miratuar Opinonin e Përbashkët 1/2026 për Inteligjencën Artificiale – “Digital Omnibus on AI” (Paketë ndryshimesh ligjore digjitale që prekin disa rregullore ekzistuese).
Në njoftimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi thuhet se opinioni mbështet iniciativat për thjeshtimin e kuadrit rregullator digjital dhe rritjen e konkurrueshmërisë në Bashkimin Evropian dhe Bordi ka theksuar se çdo ndryshim duhet të garantojë ruajtjen e standardeve të larta të mbrojtjes së të dhënave personale dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve.
“Diskutimet në takim mbështeten masat që synojnë lehtësimin e barrës administrative për organizatat, përfshirë zgjatjen e afateve për njoftimin e shkeljeve të të dhënave dhe përdorimin e modeleve të harmonizuara për vlerësimet e ndikimit në privatësi dhe mbrotjen e te dhënave personale”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të këtij takimi, EDPB miratoi edhe Programin e Punës 2026–2027, i cili parashikon harmonizimin e mëtejshëm të zbatimit të GDPR-së, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse dhe hartimin e udhëzimeve të reja, përfshirë ato mbi anonimizimin, pseudonimizimin, mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve dhe përdorimin e inteligjencës artificiale”, thuhet më tej në këtë njoftim.
“Angazhimi aktiv i Agjencisë për Informim dhe Privatësi në punimet e EDPB-së i mundëson Republikës së Kosovës të ndjekë zhvillimet më të fundit rregullatore dhe të kontribuojë në proceset konsultative që lidhen me zbatimin e kuadrit ligjor evropian për mbrojtjen e të dhënave personale
Pjesëmarrja e Kosovës në këto procese është me rëndësi të veçantë për përafrimin gradual të legjislacionit dhe praktikave vendore me standardet evropiane, si dhe për përgatitjen e institucioneve publike dhe private ndaj zhvillimeve rregullatore në nivel të Bashkimit Evropian, veçanërisht në fushën e sistemeve automatike dhe inteligjencës artificiale”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.



Të tjera
Si ndikon emri në profesionin tuaj
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën