Bugaqku theksoi se pamundësia për të siguruar shumicën prej 61 deputetësh po çon në kalkulime politike të qëllimshme nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), që po kërkon të fitojë kohë për të bindur deputetë apo parti të tjera për ta mbështetur kandidatin e saj.
“Është një pozicionim që me tepër shkakton një bllokadë, një vazhdim të një bllokade të formimit të Kuvendit. Dhe kjo vjen si rrjedhojë e pamundësisë për të pasur në mënyrë të garantuar votën e 61 deputetëve. Në mungesë të një marrëveshje politike, këtë rast partia fituese e zgjedhjeve po duket se po kalkulon edhe pak të humb kohë. Që eventualisht të bindet ndonjë deputet apo parti tjetër që të votohet kryetarit i Kuvendnit dhe të zhbllokohet situata. Dhe të hyjmë në afatet e formimit të qeverisë”, ka thënë Bugaqku.
Sipas tij, në mungesë të një marrëveshjeje politike, ekziston rreziku real që kjo çështje të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Ai përmendi nenin 113, paragrafi 5 të Kushtetutës, që i jep të drejtë 10 deputetëve ta kontestojnë çdo vendim të Kuvendit brenda 8 ditëve, qoftë për përmbajtjen apo procedurën.
Bugaqku ka përmendur edhe dy skenarë të mundshëm për të dalë nga kriza.
“Ose situata e dytë është të aktivizohet presidentja, ajo me kushtetuese është garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve. Dhe e njëjta asgjë asgjë s’mundet të bëjë, mund t’i thërras në një takim të gjithë liderët e partive. Dhe të ketë një farë lloj përpjekje të një marrëveshje që të zhbllokohet çështja e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Dhe situata e tretë është se LVV-ja duhet ta ndërrojë kandidaturën, duhet t’i përshtatur, kushtimisht, disa sinjaleve që po vijnë nga AAK-ja dhe PDK-ja. Të cilët po shprehen hapur që mund të votojnë një emër tjetër të propozuar nga VV-ja”, ka theksuar Buqaqku për rtvd.
Të tjera
Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë
Abdixhiki do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion
S’ta kom idenë kush janë”, Peci flet për kontratën e dyshimtë të fabrikës për mbetjet shtazore