Një burrë e një grua si pasojë e një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e përditshëm, ku thuhet se që të dy kanë pranuar tretman mjekësor pas përleshjes.
“Prishtinë,08.06.2024-09:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti e kishte sulmuar fizikisht si dhe ankuesja ishte përleshur me të dyshuarin, ku te dytë kishin pësuar lëndime trupore. Palëve të involvuara në rast iu është dhënë ndihma mjekësore. Lidhur me rastin është intervistuar edhe i dyshuari i lartcekur, ndërsa ankuesja ka refuzuar strehimin, pasi që ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit