Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, që garon edhe për një mandat është i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se audioincizimi ka qenë i prerë, që sipas tij ishte i “sakatuar”. Ka thënë se shpifjet ndaj tij po përsëriten, si në zgjedhjet lokale të vitit 2021.
Tutje, Lladrovci ka thënë se gjitha postimet në rrjetet sociale kundër tij janë të sponsorisuara.
Ai ka thënë se qëllimi është që deklaratat e tij të prehen e të nxjerrën jashtë kontekstit. Por, ai shton se qytetari i Drenasit e ka kuptuar dhe më nuk i merr për bazë.
“Po më sulmojnë mua, dhe po sponsorisojnë sulmet ndaj meje. Por, tash qytetari i Drensit e ka parë, e ka vërtetu dhe nuk i merr për bazë, por unë i kam bërë thirrje Prokurorisë që t’i hetojë”, ka thënë Lladrovci.
Të tjera
12 organizata të shoqërisë civile u kërkojnë liderëve të BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës
Fansat presin me padurim: Kur do të rikthehet Zhegrova në fushë?
KQZ i afrohet shpalljes së rezultateve përfundimtare