Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të planit të trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve luftarake ka realizuar me sukses trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla” (TTNJV).
Kështu bëhet e ditur në një postim të FSK-së në Facebook.
“Trajnimi Taktika me Njësi të Vogla (TTNJV) është një ndër trajnimet më specifike dhe të veçanta që realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT), i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane, që është një trajnim i karakterit profesional dhe sfidues, i cili ndihmon pjesëtarët që të përgatiten për detyra ku kërkohet sfidë dhe angazhimi i lartë fizik dhe psikik për përmbushjen e misionit
Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake ka vazhduar të realizoj me profesionalizëm, përkushtim dhe disipline trajnime të nivelit të avancuar për të arritur qëllimin dhe objektivat FSK-së, me qëllim të përmbushjes së misionit mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
Të tjera
Veteranët fillojnë të mblidhen për t’u nisur drejt Hagës
Liderët e opozitës takim në Ambasadën amerikane, pasi SHBA-ja pezulloi dialogun strategjik me Kosovën
Ia rrëfeu të atit kr*imin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu në pranga vr*asësi i Charlie Kirk