Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në një emision, se ka pasë ide që kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me mbledh nënshkrime për për t’u bërë president.
Gashi tha se nuk e di sa është e konkretizuar kjo.
“Me aq sa kam parë, ka pasë ide qe Ramush Haradinaj me mbledh nënshkrime nga deputetët individualisht dhe grupet politike, por nuk e di se a është konkretizuar”, ka thënë ai.
Tutje, ai tha se LDK-ja nuk ka mundësi as të propozojë kandidat për president, sepse ka vetëm 15 deputetë.
Sipas tij, partisë fituese i takon që ta bëjë këtë, pasi i ka numrat për ta kandiduar.



Të tjera
Raportuesi i PE për Shqipërinë: E mbështesim SPAK-un, demokracia nuk ndërtohet me molotov
Mënyra natyrale për lehtësimin e ankthit
Policia në Gjilan shqiptoi 1638 gjoba brenda një jave