Sociologu dhe analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, është shprehur se priten tensione mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për hapjen e urës mbi lumin Ibër në veri.
Sipas tij pozicionet janë ‘të betonizuara’, pasi Kurti këmbëngul në hapjen e urës pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve.
Pra është një ballafaqim kokë më kokë dhe nuk shihen indikacione se ndonjëra palë ka mundësi për të bërë ndonjë kompromis apo për t’u zmbrapsur. Të gjithë aleatët tanë po thonë mos e hap urën sepse mund të ketë pasoja për eskalim të situatës.
Çdo ballafaqim në Kosovë ka sjellë probleme për të gjithë. Nesër fillon protesta e serbëve në Veri dhe nuk dihet kur do të përfundojë. Ideja është që do të ketë një bllokadë të madhe dhe pas saj do të ketë takime të shumta në Bruksel etj”, tha Muhaxhiri.
Të tjera
Hajdari me veteranët: Veteranët janë damari i lirisë, ata meritojnë dinjitet që s’ua cënon dinjitetin
51-shi i PDK-së: Bedri Hamza është kryeministri i ardhshëm, ne jemi përfaqësuesit e projektit që e nderon vendin
Petrit Hajdari në Komoran: Mesazhi ynë Kosova munet ma mirë po grumbullon qytetarë gjithandej.