Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të qartë se partia e saj nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së re, duke e cilësuar një koalicion “të pamundur”.
“PDK-ja preferon një koalicion me subjektet politike që deri dje kemi qenë së bashku në opozitë”, ka deklaruar ajo në Debat Plus.
Çitaku ka theksuar se dallimet mes PDK-së dhe LVV-së janë thelbësore dhe nuk kanë të bëjnë me inate personale.
“Ne e shohim dhe e përjetojmë Kosovën tërësisht ndryshe nga LVV-ja. Besojmë se Kosovës i duhet një qeveri e cila urgjentisht e kthen vendin në binar të drejtë, që riparon raportet e dëmtuara me aleatët, largon sanksionet dhe trajton problemet reale të qytetarëve si çmimi i lartë i energjisë, inflacioni dhe pagat e ulëta”, ka deklaruar Çitaku.
Ajo gjithashtu ka konfirmuar se më 15 prill, në seancën konstituive të Kuvendit, PDK-ja nuk do të bllokojë zgjedhjen e kryetarit të parlamentit, duke e lënë të hapur rrugën për formimin e institucioneve.
“Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do ta ketë mundësinë e parë për të krijuar qeverinë. Nëse dështon, atëherë do të vijë radha e PDK-së”, ka theksuar Çitaku në RTV Dukagjini.
Të tjera
Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Barduanit dhe ambasadores greke
A po bën presidentja Osmani kalkulime për një mandat të dytë?
Su*lmi iz*raelit në Doha synonte shkatërrimin e gjithë procesit të negociatave