Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi nga mediumi VOX Kosova, duke e cilësuar atë si dëshmi të qartë të asaj që ajo e quan “fytyra dhe misioni i vërtetë i Gjykatës Speciale”.
Në reagimin e saj, Çitaku shpreh shqetësim të thellë për rolin e Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë.
“Audio-incizimi i publikuar nga VOX Kosova e ka shpërfaqur përfundimisht fytyrën dhe misionin e vërtetë të Gjykatës Speciale.
Një mekanizëm në të cilin Gjykata dhe Prokuroria bëhen një, me një qëllim të qartë: jo për të vënë drejtësi, por për të “ri-edukuar” fëmijët e Kosovës mbi atë se çfarë ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme.
Kush janë këta njerëz që, pa dijeninë dhe pa lejen e prindërve, marrin guximin t’u flasin fëmijëve tanë për historinë tonë? Kush u ka dhënë të drejtën të ndërhyjnë në kujtesën kolektive dhe në të vërtetën për luftën çlirimtare?
Drejtësia vendoset në gjykatore, jo në bankat shkollore.
Sepse në momentin kur drejtësia zhvendoset në klasa, ajo pushon së qeni drejtësi dhe shndërrohet në përpjekje për indoktrinim, për shpëlarje truri, për rishkrim të historisë.
E kjo nuk ka asgjë të përbashkët me drejtësinë”, ka shkruar Çitaku.



Të tjera
Alarm te Kanada – Alphonso Davies pëson sërish lëndim, mbyll sezonin
Limaj letër Hamzës që Nisma të jetë në listën e PDK-së në zgjedhje
Përse disa njerëz hanë tërë kohën dhe nuk shtojnë peshë