Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se PDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancën e së mërkurës të orës 11:00, e thirrur nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në seancën e parë të jashtëzakonshme të thirrur nga Dimal Basha i Vetëvendosjes”, ka konfirmuar Çitaku për Nacionalen.
Edhe partitë e tjera opozitare, LDK, AAK dhe NISMA kanë konfirmuar mospjesëmarrjen.
Kjo pasi thonë se është thirrur pa konsultim me partitë politike.



Të tjera
Asnjëherë s’kam marrë ftesë
Çfarë duhet të bëni nëse iu kap ngërçi i këmbës në ujë
Supë gështenje në ditët e vjeshtës