Në verën e vitit 2024, shqiptarët kanë shtuar preferencën për pushimet në Turqi dhe Greqi, pavarësisht rritjes së çmimeve me 10-15% këtë vit në këto vende.
Prej vitesh Elona i kalonte pushimet me familjen e saj në Qeparo, së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët. Zgjedhja ishte gjithnjë një apartament 2+1.
Elona thotë se ky çmim iu duk tepër i lartë, për më tepër që edhe çadra ditore tashmë kushtonte 3 mijë lekë nga 2 mijë lekë më parë.
“Me të njëjtin standard kam gjetur një apartament në zonën më të mirë të Korfuzit të Greqisë për 100 euro/nata dhe normalisht që këtë vit do të shkoj aty”, thotë ajo.
Shumë miq të saj i kanë thënë se në Himarë çmimet janë edhe më të shtrenjta dhe minimalisht janë 30-40% më shumë sesa një vit më parë. Edhe ata kanë bërë llogaritë nëse ia vlen më mirë t’i bësh pushimet brenda vendit, apo jashtë.
Çmimet e akomodimit në jug të vendit janë shtrenjtuar ndjeshëm këtë vit, me 25-30%, të nxitura si nga shtimi i kostove ashtu dhe nga kërkesa e turistëve të huaj, sidomos në muajt e parë të vitit, teksa Shqipëria u reklamua ndjeshëm si nga mediat e huaja ashtu dhe rrjetet sociale, sidomos bregdetin e jugut, dhe Ksamilin që u etiketua si Maldivet e Europës.
Sipas INSTAT në 5 muajt e parë të vitit hyrjet e shtetasve të huaj arritën në 3.3 milionë, me një rritje prej 38% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose dyfish, krahasuar me 2019-n, përpara fillimit të pandemisë.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime