Çun Lajçi me reagim të ashpër ndaj Vjosa Osmanit: Ke humbur, Zojë!

Aktori dhe veprimtari Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Vjosa Osmanit, duke e kritikuar mënyrën se si ajo po e zhvillon betejën politike.

Në një postim në Facebook, Lajçi përdor tone të forta dhe akuzuese, duke e cilësuar qasjen e Osmanit si të gabuar politikisht dhe të bazuar, sipas tij, në thashetheme e insinuata.

Postimi i plotë i Çun Lajçit:

Zojë,

Por, meqë shqiptarit kur ia thue fjalën e vërtetë, të shanë e të anatemojnë, atëherë po t’i rrahi shpatullat e po t’them:

– mirë e ke, veç ec asaj rruge që ta then qafën në kthesën e parë politike.

Se me kashe-lashe të tipit:

“ka ndejt vetëm me Vuçiqin”,

e me përralla të tregut të grave, nuk merren votat e nji populli që ka pa luftë, gjak e tradhti.

Mbramë në Platonë e Kurrizit dukeshe si ato gratë që bërtasin prej ballkoneve:

– pse po ma gjuen bërllogun te dritarja… haaaa!

Çfarë poshtnimi publik.

Nji ish-presidente që kujton se pushteti fitohet me thashetheme kafesh e me insinuata pazari.

Pesë vjet paska heshtë “mbrojtësja e shtetit”.

E tash, kur i duhen votat, na doli me “sekrete të mëdha”, sikur Kosova qenka serial turk e jo shtet që digjet prej varfnisë, ikjes e korrupsionit.

Oh, mjerim politik!

Oh, inteligjencë fallco që e merr popullin për kope!

Ky popull mund të mashtrohet njiherë.

Ndoshta edhe dy herë.

Por kur politika zbret në nivelin e thashethemeve të mahallës, atëherë nuk kemi ma debat — kemi cirk

Ke humbë Zojë, ke humbë!