Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë dal në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës.
Këtë vit, finalja e Kupës së Kosovës luhet mes Ferizajit dhe Dukagjinit, e cila zhvillohet me datë 21 maj, nga ora 20:00, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Çmimet e biletave janë 3 euro në sektoret e Veriut dhe Jugut, 5 euro në Lindje, 10 euro në Perendim dhe 30 euro në VIP.
Sipas njoftimit të FFK-së, Tifozët e klubit të Ferizajit janë të vendosur në tribunën Veri (V1, V2, V3), derisa ata të Dukagjinit janë të vendosur në tribunën Jug (J1, J2, J3).



Të tjera
Këta janë kandidatët më të votuar në LVV
Katër rreziqet e shëndetit gjatë stinës së verës
Mënyra më e lehtë për të shpëtuar nga flokët e yndyrshëm