Dejona Mihajli, një nga zyrtaret e larta të zvetëvendosjes e ka vazhduar polemnikën me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, përcjell KosovaPost.
Pistimi i plotë:
Paradite. Pasi ka mashtruar një mori personash, i hip veturës zyrtare ku e pret shoferi jo, por Driton Gorrilla. Kushëriri plaçkitës, bandit, pas të cilit ka rendur dikur dhe tani i rrini gatitu. Tash ia kanë lënë emrin e artit driton prishtina. E pritshme, kur ia thith gjakun qytetit si shushunjat ia merr dhe emrin.
Mbrëmë falangat e krimit të organizuar, dikur dhe institucional, paskan shkruar me dorë të kllounit të tyre, Përpamiut.
Edhe ky i ziu që për një grusht paresh e kërcen vallen si ta kërkojnë.
Do të thuash ti mirë që Përpami por pse edhe sllavofil. Po pra, ashtu e ka atmosferën sociokulturore përreth. Bash si jugoslloveni i fundit i brezit të vet.
Këta kot kanë ndejtur në perëndim, këta si ky, sllavizma nuk i le rehat, i del sa herë hapin gojën.
Këta perëndimit ia kanë marrë veç të keqen. Veset dhe drive për korrupsion të gjithanshëm, personal e institucional. Prej se shfaqet nëpër qytet ta kujton pak “Casino”-n e Martin Scorsese.
Para, pisllëk, krim dhe korrupsion.
Shumëkush këto ditë pyet pse shkruan ky kur e di sa thellë është i zhytyr? Nuk ka rrugë tjetër. I duhet patjetër të ripërtyp rrenat që thuhen e stërthuhen me sponzorizim të krimit.
Disa “portanome” televizivë janë diskretituar, kështu që fusin në lojë xhokerin e fundit t’i rithotë mashtrimet.
Përpami, ti as idenë nuk e ke çka ke shkruar. Po si çdo i korruptuar je dhe i paftyrë.
Nagip Krasniqi ka qenë dhe do të jetë profesionist i shkëlqyer që ka punuar dhe do të punojë në këtë vend. Unë kam folur me të dhe plot si ai sepse punoj këtu dhe do të punoj sa të kem jetë.
Po unë nuk bëj si dikur ti. Që vije vërdallë korridoreve të ish Kryetarit Ahmeti me kap ndonjë kockë. Ashtu duke u rrasur në zyrë me ndonjë “ide”. Ne që të kemi parë aty e dimë si je dukur atë botë. Bash si interieristi i Hamamit. Manipulant i mafiozëve.
Të kanë informuar gabim për prokurorinë. Nuk kanë çka më pyesin për profesor Martin Berishajn. Dhe as më kanë pyetur kurrë.
Po ti pesë pare nuk i jep që përsërit akuzat e Serbisë për prof. Berishajn të risjella në Kosovë nga PDK e Prishtinës.
S’ke mujt me e pyet Visar Shehun, shefin tënd të prokurorimit? Ai për 1 minutë ta kish sjellë raportin nga dosti i vet Blerim Isufaj. Puno dhe ti me letra të prokurorisë si vehbive, beratëve e krejt ekipi i bër-bër-llogjeve. Kur merr turr duhesh me pas dhe pak municion, se të kanë lënë me fishekë manovër.
Rezervat shtetërore nuk përmend emri im, por do ta kisha për nder nëse do kisha pasur mundësi të ndihmoja në atë proces jetik për Kosovën.
Ne nuk vjedhim. Grurë jo e jo, por as minutat e këtij vendi, siç bëjnë bosat e tu me bllokada politike.
Lirisht bëji krejt pyetje që t’i shkruajnë për mua. Se dhe unë kam shumë pyetje për ty.
Prej pasurisë vetjake deri tek vendimi i apelit që me ia kompensu Memli Pajazitit 38 milionë euro në Lakrishte, pa punu asnjë ditë, tek vendimet e përmbarimit që i kurdis ti me palët që ta zhvasni buxhetin e komunës. E deri tek shtrydhja e çdo ndërmarrje të Komunës sipas devizës tënde edhe krejt drejtorave të tu: “Krejt kanë vjedh pse mos me vjedh ne?”
Evropën e kam parë si krejt shqiptarët, me kushte modeste. Edhe mjetet e udhëtimit atje. Edhe organizimin e qyteteve. Po aty nuk drejtojnë komunat langot si ty. Ndodh diku dhe që e drejtojnë po kalben në burg pastaj.
Tash ne këtu jemi e do ta shohim tramin elektrik dhe vizat e tua.
Meqë e ke hallin e ndalesës, në vitin 2016, si të tjerë protestues nga jashtë Kosovë e kam pasur nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Ngase protestoja bashkë me qindra mijera shqiptarë të tjerë, bllokun opozitarë, mijëra shqiptarë nga Shqipëria, mërgata, kundër Zajednicës. Aq e padrejtë dhe e bazë ishte ajo ndalesë, saqë edhe Gjykata themelore dhe ajo e Apelit, e kanë rrëzuar atë vendim. E paraprakisht, që në verën e vitit 2017, kur LDK-PDK ende qeveriste, e Skënder Hyseni, ministër i brendshëm nuk kam pasur më asnjë ndalesë hyrje në Kosovë.
Po ti Shkëmb Manajn aty e ke pasur pse nuk e ke pyetur se ai ka qenë në atë Komision e proces. Apo nuk është horr ai e nuk të ec muhabeti?
Sot ke me postu fotografi edhe nga Oslo, aktiviteti i radhës ku je rrasur me ftesë klienteliste, nga shoqja e gruas.
Njëjtë si fotografimet që i bën në çdo event duke i kap me zor njerëzit prej mënge e ku fotografi jot futet si tram me kap një moment iluziv të gjoja popullaritetit tënd të përmjerrur.
Mendo mashtrimin e radhës. Se mua këtu më ke.
Të lajmëroj, kur të më shohësh prapë në Gjykata e prokurori lirisht shkruaji pyetjet. Unë do të përgjigjem, por që me e dit ti, çdo ditë do të jem duke punuar, bashkë me mijëra aktivistë të tjerë që të të shohim ty me pranga në duar e para gjykatës.
Një ditë dostat e krimit do të të lëshojnë si lëshohen krejt hajnat e shtetit të vet dhe tradhtarët kronik si ty.



Të tjera
A është seksi i rrezikshëm nëse keni sëmundje të zemrës?
Tër*met 3.6 ballë në Gjirokastër të Shqipërisë
Parashikimi i motit për fundjavën