Deklarimi i ish-kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, i cili vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka quajtur antikushtetues, e ka lënë pa koment kandidaten për deputete nga LDK-ja, Besa Gaxherri.
Në një intervistë për RTV21, Gaxherri tha se kjo është shpërfaqje e qëndrimeve të LVV-së, të cilët nuk i pranojnë dhe as nuk i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Sinqerisht, është shumë vështirë t’i jap përgjigje kësaj pyetjeje. Ndoshta vlen të thuhet no comment. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që LVV-ja nuk i pranon dhe nuk i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Më e keqja është se, kur merret një vendim nga Gjykata, ata dalin në opinion dhe thonë se ai nuk është kushtetues. Kjo paraqet një rrezik shumë të madh, sepse po tentohet të bëhet një përmbysje kushtetuese në vend.”, tha Gaxheri.



Të tjera
PSG hyn në garë për yllin e madh të Newcastle United
Mos e thithni energjinë negative nga të tjerët, 7 këshilla
“Gjithçka filloi në tetor”, Marca vjen me detaje rreth krizës që po ndodh në Real Madrid