Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dje u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së Liridona Ademajt.
Gjatë seancës, Naim Murseli, ish-bashkëshorti i viktimës, deklaroi se martesa e tyre ishte e lumtur dhe se nuk kishte ushtruar dhunë ndaj saj.
Ai gjithashtu mohoi të kishte pasur ndonjë marrëveshje për ta vrarë Liridona Ademajn.
Lidhur me këtë, sot në emisionin “Ora 7” foli avokati i familjes, Leutrim Syla, i cili tha se familja e ka pritur me shumë vështirësi këtë version, që e cilësoi të shpikur.
“Me të thënë të drejtën, ishte shumë e vështirë të dëgjohej gjithë ky version i shpikur, veçanërisht para Leonardit (vëllaut). Por megjithatë, Leonardi është një djalë i jashtëzakonshëm dhe besoj se po i jep shembull në gjykatë secilës palë të dëmtuar se si duhet sillur me dinjitet. Megjithatë, ka qenë shumë e vështirë si nga aspekti emocional, ashtu edhe ligjor”, tha Syla.



Të tjera
Raportuesi i PE për Shqipërinë: E mbështesim SPAK-un, demokracia nuk ndërtohet me molotov
Mënyra natyrale për lehtësimin e ankthit
Policia në Gjilan shqiptoi 1638 gjoba brenda një jave