Një delegacion i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), i përbërë nga kryeimami Vedat ef. Sahiti, drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese në BIK Ramadan Shkodra, dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë dr. Islam Hasani, si dhe kryetari i Këshillit të BI-së së Preshevës Nexhmedin ef. Ademi, është pritur në takim nga kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
Gjatë takimit u diskutua për rolin e Bashkësisë Islame në ruajtjen e harmonisë shoqërore, promovimin e vlerave humane dhe forcimin e unitetit në komunitet, përcjell Kosova Post.
Takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore në frymën e Ramazanit, duke reflektuar mbi vlerat e solidaritetit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.



Të tjera
Edhe në rivendosje, Gjykata refuzon kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar
Cikli menstrual, mos bëni seks në ditën e 14
SHBA-ja dhe Izr@eli nuk kanë plan daljeje për lu*ftën në Iran