Blerta Deliu Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit flet shumë për nevojën që partia e saj, fillimisht, ta ristrukturojë veten dhe të ketë një vizion më të qartë.
Ajo ka shtuar se PDK, përmes vizionit që do ta ndërtojë, synon ta “fokusojë opozitën në një vizion dhe alternativë të re”.
“Ka shumë faktorë pse është ky rezultat. Pushteti katërvjeçar i Albin Kurti, e sidomos në kohën e fushatës, vendosi që me buxhet të shtetit, në mënyrë të kundërligjshme, të marrë vendime për ndarjen e buxhetit duke targetuar kategori kryesore, të cilat për vite me radhë nuk i ka trajtuar”, ka thënë ajo.
Deliu-Kodra ka theksuar se ka kritika edhe për partinë e saj dhe nevojën për reflektim. “Natyrisht që kam kritika edhe për PDK-në, sepse edhe ne duhet të reflektojmë nga ky rezultat. Ne i kemi pranuar zgjedhjet, por po flas për mënyrën se si është abuzuar me buxhetin në mënyrë të kundërligjshme. Ne kemi pasur një qeveri që skajshmërisht ka abuzuar, duke shkelur vendimin e Gjykata Supreme dhe duke marrë vendime kundërligjshme për të ndarë dhe targetuar kategori shoqërore që kanë pasur nevojë për mbështetje”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, këto shpërblime në fund kanë qenë përpjekje për të rikthyer votën dhe besimin e qytetarëve.



Të tjera
Emiratet e Bashkuara Arabe ndalojnë përdorimin e hapësirës së saj ajrore për veprime ushtarake kundër Iranit
“Unë e vrava” – Detaje të reja për vrasjen e Jani Aliajt në një burg në Greqi
Elshani jep detaje për gjetjen e 140 kg eksploziv dhe ar*mëve në veri të Kosovës